Historia e lajmeve botërore

Kurs mbi zonat ekonomike ekskluzive në Shqipëri

Shkolla Maritime Warfare e Mbretërisë së Bashkuar mbajti një kurs 5 ditor në qytetin bregdetar të Durrësit.

Kjo u botua nën 2015 to 2016 Cameron Conservative government
Exclusive economic zone course in Albania

Exclusive economic zone course in Albania

Shkolla Maritime Warfare e Mbretërisë së Bashkuar mbajti një kurs 5 ditor mbi zonat ekonomike ekskluzive (Eksporti EEZ) në Shqipëri, në datat 4 deri 8 korrik 2016 në qytetin bregdetar të Durrësit. Në këtë kurs mbajtën fjalën e tyre gjenerali në pension, kreu i Qendrës Operacionale Ndërinstitucionale Detare (QNOD) Zyber Dushku dhe Atasheu i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar LT Col Richard Perry. LCDR Edmond Bath dha leksione për rreth 30 pjesëmarrësit nga rajoni.

Exclusive economic zone course in Albania

Exclusive economic zone course in Albania

Qëllimi i kursit është që të pajisë pjesëmarrësit me njohuri gjithëpërfshirëse të kërkuara nga praktikuesit profesionistë detarë dhe bashkëpunëtorët e tyre, si dhe vendimmarrës të tjerë të rëndësishëm të menaxhimit dhe operacioneve të EEZ, me synimin për të mundësuar një kuptim më të mirë të çështjeve të përfshira. Kursi 5 ditor përfshiu: legjislacionin, kërcënimet detare dhe lufta kundër tyre, mbrojtja e peshkimit, SAR dhe ndotja detare.

Exclusive economic zone course in Albania

Exclusive economic zone course in Albania

Një zonë ekonomike ekskluzive (EEZ) është një zonë detare e përcaktuar nga Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit mbi të cilat një shtet ka të drejta të veçanta në lidhje me eksplorimin dhe shfrytëzimin e burimeve detare, duke përfshirë prodhimin e energjisë nga uji dhe era. Ajo shtrihet nga vija e kufirit deri në 200 milje detare nga bregu i saj. Në përdorimin e gjuhës së folur, termi mund të përfshijë tokën nënujore kontinentale. Termi nuk përfshin as detin territorial as tokën nënujore kontinentale përtej kufirit limit 200 nmi. Dallimi mes ujërave territoriale dhe zonës ekonomike ekskluzive është se i pari i jep sovranitet të plotë mbi ujërat, ndërsa i dyti është thjesht një “e drejtë sovrane”, e cila i referohet të drejtave bregdetare të shtetit nën sipërfaqen e detit. Ujërat sipërfaqësore, janë ujërat ndërkombëtare.

Updates to this page

Publikuar 11 July 2016