Nenshkruhet Marrëveshja për Taksimin e Dyfishtë
Ambasadori Britanik Nicholas Cannon dhe Ministri i Financave të Shqipërisë Ridvan Bode nënshkruan sot Marrveshjen për Taksimin e Dyfishtë.
Ambasadori Britanik Nicholas Cannon dhe Ministri i Financave te Shqiperise Ridvan Bode nenshkruan sot Marrveshjen per Taksimin e Dyfishte. Ambasadori Britanik theksoi se keto marrëveshje jane një mjet i rëndësishëm në nxitjen e tregtisë dypalëshe dhe investimeve.
Ai tha se keto marrveshje luftojnë shmangien e taksave dhe evazionit fiskal, dhe mbrojnë taksapaguesit nga trajtimi diskriminues. Ato gjithashtu përmbajnë dispozita për shkëmbimin e informacionit midis autoriteteve tatimore të shteteve.
Ambasadori Britanik ne Shqiperi e quajti kete marrveshje një hap të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Ai theksoi edhe potencialin qe ka Shqiperia per te terhequr investitoret britanike.
Ambasadori Britanik theksoi se për të tërhequr investitorë nevojitet “një sistemi tatimor i parashikueshem me rregulla të ndershme dhe të qëndrueshme, një sistem ligjor që është i ndershëm, objektiv dhe merr vendime të shpejta, struktura efikase që të zbatojnë vendimet gjyqësore, veçanërisht në mbledhjen e borxheve dhe kolateralit; dhe një qeveri që kupton shqetesimet e sektorit privat dhe angazhohet në promovimin e rritjes ekonomike.”
Fjala e plote e ambasadorit:
Unë jam shumë i kënaqur që sot kam marrë pjesë në nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje per Taksimin e Dyfishtë. Qeveria britanike ka gjetur tek këto marrëveshje një mjet të rëndësishëm në nxitjen e tregtisë dypalëshe dhe investimeve. Ato kufizojnë sasinë e tatimit të paguar kur dividendët, interesi dhe pagesat e tjera rrjedhin përtej kufijve. Ato gjithashtu përmbajnë rregulla më të gjera mbi tatimin e të ardhurave të biznesit, rregulla që luftojnë shmangien e taksave dhe evazionit fiskal, dhe dispozita që mbrojnë taksapaguesit nga trajtimi diskriminues. Ato gjithashtu përmbajnë dispozita për shkëmbimin e informacionit midis autoriteteve tatimore të shteteve. Ky është një traktat shumë biznes-miqësor që ndjek Konventën Model OECD në shumë aspekte. Ne presim që bizneset britanike dhe shqiptare do ta mirëpresin. Ne shpresojmë se ky traktat do të shërbejë për të nxitur tregtinë dypalëshe dhe investimet. Në të vërtetë tregues te hershem nga disa kontakte dhe investitorë potencialë thonë se keshtu do te ndodhë.
Ka më shumë se dy mije e peseqind Traktate dypalëshe per taksimin e dyfishtë në mbarë botën dhe Mbretëria e Bashkuar ka rrjetin më të madh të traktateve, duke mbuluar mbi njëqind vende. Por kjo është e para mes dy vendeve tona. Pra, ajo paraqet një hap të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Ne të gjithë e dimë se ka potencial për rritje dhe perfitim në Shqipëri. Investitori ynë kryesor britanik, Vodafone, ka dëshmuar se në Shqipëri është e mundur të ofrosh me sukses edhe shërbime për komunitetin, edhe rritje ndaj aksionerëve. Kompani tona të mëdha të energjisë po shqyrtojnë me seriozitet të madh të mundësi për zhvillimin e burimeve natyrore këtu. Studio e arkitektures Grimshaws nga Londra ka fituar konkursin për të hartuar zgjatjen e Bulevardit te Tiranës. Disa universitete britanike po shikojne mundësi në nevojën për arsim të lartë. Por bizneset britanike këtu nuk janë aq të pranishme sa ne dëshirojmë.
Përpjekjet e Ministrit të Financave, Guvernatorit te Bankës Qendrore dhe ekipeve te tyre në ruajtjen e stabilitetit ekonomik në rrethana sfiduese kanë qenë të mirëpritur nga komuniteti i biznesit dhe komentues ekonomikë. Por në këto kohë të vështira është gjithashtu e rëndësishme për ta bërë mjedisin e biznesit sa me tërheqës të jetë e mundur nëpërmjet një sistemi tatimor të parashikueshem me rregulla të ndershme dhe të qëndrueshme, një sistem ligjor që është i ndershëm, objektiv dhe merr vendime të shpejta, struktura efikase që të zbatojnë vendimet gjyqësore, veçanërisht në mbledhjen e borxheve dhe kolateralit; dhe një qeveri që kupton shqetesimet e sektorit privat dhe angazhohet në promovimin e rritjes ekonomike. Unë besoj se nënshkrimi dhe zbatimi i kësaj marrëveshjeje është një hap i vogël, por i rëndësishëm drejt këtij objektivi.