Guidance

Civil penalty accreditation scheme - Albanian

Updated 3 May 2023

1. Hyrje:

Skema e Akreditimit të Sanksioneve Civile për Personat që Hyjnë në mënyrë Klandestine njeh ata transportues të cilët ndërmarrin masa për zbatimin e një sistemi efektiv për sigurimin e mjeteve të transportit të mallrave dhe parandalimin e transportit të personave që hyjnë në mënyrë klandestine.Ajo gjithashtu njeh ato kompani të autobusëve që aplikojnë një sistem efektiv për të parandaluar hyrjen e personave në mënyrë klandestine.

Skema është e hapur për të gjithë transportuesit dhe kompanitë e autobusëve që udhëtojnë për në Mbretërinë e Bashkuar.

Anëtarësimi në skemë është falas.

2. Përfitimet:

  • Sanksionet civile mund të jepen si për drejtuesit e mjeteve ashtu edhe për transportuesit për shkeljet që lidhen me mossigurimin e mjetit të transportit të mallrave dhe për transportimin e personave që hyjnë në mënyrë klandestine. Anëtarët e Skemës së Akreditimit të Zyrës së Brendshme mund të përfitojnë prej një uljeje të masës së sanksionit që mund të jepet për ato shkelje.

Ulja që mund të aplikohet për anëtarët e Skemës është 50% nga pika maksimale e nisjes së sanksionit për çdo shkelje. (Kodi i praktikës për nivelin e sanksionit (publishing.service.gov.uk)).

  • Ata që kanë në funksionim një sistem efektiv kanë më pak gjasa të ndeshen me incidente që përfshijnë hyrjet klandestine. Incidentet që përfshijnë hyrjet klandestine shpesh rezultojnë në dëmtimin e mallrave dhe në vonesa në Kufi.

  • Të dhënat e palëve të Akredituara vendosen në faqen e internetit You.Gov.

3. Çfarë është një “sistem i efektshëm?”

Ne e vlerësojmë efektivitetin e sistemit i cili është në funksionim në një kompani të caktuar për 5 fusha të veçanta. Që një sistem të konsiderohet efektiv, kompania përgjegjëse duhet të përmbushë kërkesat e mëposhtme në këto fusha. Ato janë:-

3.1 Ofrimi dhe mirëmbajtja e sigurimit të automjetit:

  • Pajiseni çdo drejtues të automjetit me dryna ose vula me numër unik të mjaftueshme për t’u përdorur gjatë udhëtimit që të siguroni se mjeti është i sigurt gjatë gjithë kohës.
  • Pajiseni çdo drejtues automjeti me anë të buta me një kabllo TIR ose rrip që është në gjendje të mirë pune.
  • Mbani një regjistër për të gjitha pajisjet e sigurimit që i janë dhënë drejtuesit të automjetit, duke detajuar se sa janë dhënë dhe kur janë dhënë.

3.2 Sigurimi i një dokumenti për të regjistruar kontrollet:

  • Pajiseni çdo drejtues të automjetit me një numër të mjaftueshëm të listave të kontrollit për të regjistruar kontrollet standarde për çdo udhëtim.
  • Mbani të regjistruar numrin e listave të kontrollit që u janë dhënë dhe datën kur janë dhënë për secilin drejtues të automjetit.
  • Ruani kopjet e listave të kontrollit të plotësuara për një periudhë prej 6 muajsh.
  • Sigurohuni që lista e kontrollit ju lejon të kryeni të gjitha kontrollet e kërkuara nga Rregulloret për Përgjegjësinë e Transportuesve (Amendamenti) 2023.

Zyra e Brendshme u ofron kompanive një listë kontrolli për t’ua japin drejtuesve të automjeteve të tyre, e cila mbulon të gjitha kërkesat e Rregulloreve për Përgjegjësinë e Transportuesve (Amendamenti) 2023. (Lista e kontrollit për sigurimin e automjeteve: kompanitë e transportit rrugor dhe drejtuesit e automjeteve - GOV.UK (www.gov.uk)). Ne ju rekomandojmë që t’u jepni drejtuesve të automjeteve këtë listë kontrolli.

3.3 Udhëzime për drejtuesin e automjetit:

  • Pajiseni çdo drejtues të automjetit (përfshirë drejtuesit e përkohshëm të automjeteve) një grup udhëzimesh në gjuhën e tyre duke përshkruar në mënyrë specifike:
    • si ta sigurojnë mjetin,
    • si të regjistrojnë dhe të kryejnë kontrollet e mjeteve
    • si ta plotësojnë dhe ta ruajnë listën e kontrollit
    • si të veprojnë në rast se drejtuesi i automjetit dyshon se në automjet janë të pranishëm persona klandestinë.
  • Këto udhëzime duhet të jenë të gatshme për t’u përdorur menjëherë prej drejtuesit të automjetit gjatë udhëtimit dhe mund të jenë në një format letre ose në format dixhital. Në rast se ata janë në format dixhital, çdo pajisje duhet të jetë e karikuar dhe e aktivizuar për ta mundësuar këtë.

3.4 Trajnimi i Drejtuesit të Automjetit:

Trajnimi është më vete nga dhënia e udhëzimeve. Trajnimi duhet të jetë një veprimtari specifike që u jep drejtuesve të automjetit mundësinë për të bashkëvepruar me një trajner dhe u ofron mundësinë për të bërë pyetje. Trajnimi nuk i jep drejtuesit të automjetit një kopje të grupit të kompletit të udhëzimeve si më sipër.

  • Ofrojini çdo drejtuesi të automjetit (përfshirë drejtuesit e përkohshëm të automjeteve) trajnim fillestar se si të sigurojnë një automjet mallrash dhe si të parandalojnë hyrjen e personave klandestinë në përputhje me Rregulloret për Përgjegjësinë e Transportuesve (Amendamenti) 2023.
  • Ky trajnim duhet të përfshijë një kontroll njohurish për t’u siguruar se shoferi e ka kuptuar këtë trajnim.
  • Mbani një procesverbal të këtij trajnimi, në të cilin të shënohen emrat e personave të trajnuar, kur janë trajnuar, vendndodhjen e trajnimit, detajet e përfshira dhe rezultatet e kontrollit të njohurive.

  • Ofroni trajnime për rifreskimin e njohurive një herë në 6 muaj. Sërish, ky trajnim duhet t’u mundësojë drejtuesve të automjeteve të ndërveprojnë me një trajner dhe t’u japë atyre mundësinë për të bërë pyetje. Megjithatë, ai mund të jetë më i shkurtër se trajnimi fillestar dhe të fokusohet në kujtimin e drejtuesve të automjeteve për përgjegjësitë e tyre në parandalimin e hyrjeve klandestine.

3.5 Vlerësimi i Performancës së Drejtuesit të Automjeteve:

  • Mblidhni nga çdo drejtues i automjetit protokollet e plotësuara për kontrollet e kryera pas përfundimit të udhëtimit.
  • Shqyrtojini ato lista kontrolli brenda 30 ditëve për të identifikuar ndonjë gabim ose mosveprim.
  • Mbani një sistem për korrigjimin e gabimeve / mosveprimeve.
  • Krijoni një procesverbal se si janë trajtuar gabimet / mosveprimet nga drejtuesi i automjetit.
  • Mbani procesverbale në bazë të këtij sistemi dhe të dhënat e plotësuara për një periudhë 6 mujore.

4. Incidente të mëparshme që përfshijnë hyrjen e personave në mënyrë klandestine:

Ekzistenca e rasteve të mëparshme të hyrjes së personave në mënyrë klandestine në një mjet nuk e pengon kompaninë të aplikojë për këtë Skemë.

Çdo sanksion i papaguar duhet të paguhet brenda datës së caktuar përpara se të aplikoni për t’iu bashkuar Skemës. Moskryerja e pagesës së sanksionit deri në datën e caktuar mund ta vonojë aplikimin tuaj. Kur ka një kundërshtim ose ankim në proces, data e pagesës pezullohet dhe, për rrjedhojë nuk përfshihet në këtë kërkesë.

Në rast se anëtarësimi në Skemë është dhënë, çdo zbritje prej anëtarësimit do të aplikohet vetëm për incidentet brenda ose pas datës së pranimit në Skemë.

Kur ka pasur incidente:

  • Çdo sanksion i vendosur për ato raste do të qëndrojë në të njëjtën shumë. Reduktimet prej anëtarësimit nuk janë prapavepruese.
  • Kur vendimi nuk është arritur ende mbi një çështje, shuma e sanksionit do të pasqyrojë statusin e anëtarësimit në kohën e incidentit.

Ne do të shqyrtojmë detajet në lidhje me këto raste gjatë 5 viteve të fundit dhe provat e sistemit të përdorur në ato raste, për të na ndihmuar të marrim një vendim nëse aplikimi duhet miratuar ose jo. Në rast se janë bërë përmirësime në sistemin e përdorur që nga këto raste, ato duhet të dokumentohen në Formularin e Aplikimit.

5. Si të aplikoni për t’iu bashkuar Skemës:

Ju lutem plotësoni Formularin e Aplikimit (Aplikimi për t’iu bashkuar Skemës së Akreditimin për Sanksionet Civile - GOV.UK (www.gov.uk)) dhe paraqisni provat e kërkuara në adresën e email-it që është dhënë në këtë formular.

6. Rezultati i Aplikimit:

Ne do të japim konfirmim me shkrim për rezultatin e një aplikimi.

Në rast se aplikimi pranohet, ne do t’ju ofrojmë një certifikatë anëtarësimi dhe do ta publikojmë emrin e kompanisë në faqen e internetit You.Gov.

Kur kërkesa refuzohet, ne do të shpjegojmë arsyet e refuzimit dhe aspektet me të cilat funksionimi i sistemit mund të përmirësohet.

Në rast se aplikimi refuzohet, duhet të kalojë një periudhë prej 3 muajsh përpara se të shqyrtohet një aplikim i ri për anëtarësim.

Ne i pranojmë aplikimet e paraqitura nga një palë e tretë në emër të aplikantit. Megjithatë, ne kemi nevojë për lejen e aplikantit për të pasur korrespondencë me palën e tretë. Ajo leje mund të jepet në këtë formular. (Aplikimi për t’iu bashkuar skemës së akreditimit për sanksionin civil - GOV.UK (www.gov.uk)).

7. Vlerësimet e Anëtarësimit, Pezullimi dhe Heqja nga Skema:

Pas dhënies së anëtarësimit, ai vazhdon të jetë në fuqi përveç nëse komunikohet ndryshe.

Ne rezervojmë të drejtën për të verifikuar një anëtar të Skemës në çdo kohë.

Ngjarje specifike kur mund të bëhet një vlerësim:

  • Kur kompania ka pasur 3 ose më shumë raste të hyrjeve klandestine në mjetet e saj brenda një periudhe 12 mujore.
  • Kur ka një incident që përfshin një hyrje klandestine në automejtin e kompanisë dhe ka prova të cilat sugjerojnë se kompania nuk është duke vepruar në përputhje me kërkesat e skemës.
  • Kur mjeti i kompanisë zbulohet se është i pasiguruar në tre ose më shumë raste brenda 12 muajve.

Në rast se kryejmë një vlerësim, ne do t’i shkruajmë anëtarit të skemës dhe do t’i kërkojmë që të dorëzojë sërish formularin e aplikimit, së bashku me dokumentet e nevojshme. Në rast se konstatojmë se anëtari nuk i ka përmbushur standardet e kërkuara, ne do ta heqim atë nga skema dhe do t’i shpjegojmë se në çfarë aspektesh duhet të përmirësohet.

Të gjithë anëtarët e skemës duhet të paguajnë sanksionet që marrin në datën e caktuar të pagesës.

Në rast se nuk e bëjnë këtë, anëtarësimi do të pezullohet menjëherë për një periudhë prej 28 ditësh. Zbritja e anëtarësimit nuk zbatohet gjatë periudhës së pezullimit.

Në rast se pas periudhës 28-ditore pagesa nuk është kryer, anëtari do të hiqet nga Skema.

Në rast se anëtari hiqet nga Skema, ai nuk do të përfitojë më nga zbritja prej anëtarisimit për çdo sanksion që merr.

Në rast se kompania përjashtohet nga skema, duhet të kalojë një periudhë prej 3 muajsh përpara se të shqyrtohet kërkesa për ri-anëtarësim.

8. Çfarë ndodh kur Personat që Hyjnë në mënyrë Klandestine gjenden në një makinë që i përket një anëtari të skemës ose kur automjeti i kompanisë identifikohet si i pasigurt?

Anëtari i nënshtrohet një sanksioni dhe vlerësimi i nivelit të sanksionit përcaktohet në përputhje me Kodin e Praktikës për Nivelin e Sanksioneve.

9. Mbështetja e Mëtejshme:

Ne mund të ofrojmë këshilla dhe mbështetje për kompanitë për sigurimin efektiv të automjetit për transportin e mallrave dhe parandalimin e hyrjeve klandestine, si dhe përdorimin e telefonit dhe një sistem takimesh MS Teams.

Për të kërkuar një telefonatë nëpërmjet telefonit ose nëpërmjet MS Teams, ju lutemi dërgoni email në adresën BF.CPAS@homeoffice.gov.uk.

Ju lutemi na njoftoni për çdo organizim të arsyeshëm që ju nevojitet.

Këtu do të gjeni më shumë informacion për sigurimin e automjeteve dhe regjistrimin e kontrolleve. (Parandalimi i hyrjeve klandestine - GOV.UK (www.gov.uk))

Për më shumë informacion mbi kontrollet standarde dhe kërkesat e sigurisë, shihni Rregulloret për Përgjegjësinë e Transportuesve (Amendamenti) 2023 (legislation.gov.uk).

Ju mund të gjeni Njoftimin tonë për Privatësinë e Informacionit në faqen Gov.Uk.