Level of penalty: code of practice (Albanian accessible)
Updated 1 December 2023
Sanksionet e dënimeve civile për personat që hyjnë në mënyrë klandestine
Ligji për Imigracionin dhe Azilin 1999 DRAFT Niveli i Sanksionit të Dënimit: Kodi i Praktikës
Paraqitur në Parlament në bazë të seksionit 32A(3) të Ligjit për Imigracionin dhe Azilin 1999
Janar 2023
Ky publikim është i licencuar në bazë të kushteve të Licencës së Hapur të Qeverisë v3.0, përveç rasteve kur shënohet ndryshe. Për të parë këtë licensë, vizitoni nationalarchives.gov.uk/doc/open-government-licence/version/3.
Në rastet kur ne kemi identifikuar informacion për të drejtat e autorit të palëve të treta, juve do t’ju duhet të merrni leje nga mbajtësit përkatës të së drejtës së autorit.
Ky publikim gjendet në adresën www.gov.uk/official-documents.
Çdo pyetje në lidhje me këtë publikim duhet të na dërgohet në adresën
ISBN 978-1-5286-3866-1 E02849352 01/23
Hyrje
Skema e Sanksioneve të Dënimeve Civile për Personat që Hyjnë në mënyrë Klandestine (“Skema”) është krijuar në bazë të Ligjit të Imigracionit dhe Azilit 1999 i ndryshuar (“Ligji”).Janë krijuar dy sanksione dënimesh në bazë të Skemës.Në bazë të seksionit 31A të Ligjit, Sekretari i Shtetit mund të vendosë një sanksion dënimi ndaj një personi përgjegjës për mos sigurimin e një automjeti mallrash.Në bazë të seksionit 32 të Ligjit, Sekretari i Shtetit mund të vendosë një sanksion dënimi ndaj personit përgjegjës për transportimin e një personi klandestin.Personat përgjegjës përkufizohen si pronarë, qiramarrës dhe shoferë (ose në rastin e rimorkiove të shkëputura, pronarë, qiramarrës dhe operatorë).
Masat që duhet të merren nga personat për të operuar një sistem efektiv për sigurimin e automjetit të mallrave dhe për të parandaluar transportin e hyrjeve të paligjshëm në MB janë përcaktuar në Rregulloret për Përgjegjësitë e Transportuesve 2002 e ndryshuar (“Rregullorja”)
Mbrojtja kundër vendosjes së sanksioneve të dënimit për mossigurimin e automjetit të mallrave në bazë të seksionit 31A të Ligjit është përcaktuar në seksionin 31A(9). Kjo mbrojtje konsiston në atë që personi përgjegjës nuk ka ndërmarrë veprimet e përcaktuara në Rregullore sepse ka vepruar nën detyrim duke mos pasur asnjë mundësi tjetër.
Mbrojtja kundër vendosjes së sanksioneve të dënimit për transportin e personave të paligjshëm në bazë të seksionit 32 të Ligjit është përcaktuar në seksionin 34. Kjo mbrojtje konsiston në faktin se personi përgjegjës ose punonjësi i tij i cili është përgjegjës direkt për lejimin e fshehjes së personave klandestinë ka vepruar nën detyrim duke mos pasur asnjë mundësi tjetër.
Megjithatë, nëse një person nuk është në gjendje të mbrohet kundër vendosjes së një sanksioni të dënimit, Sekretari i Shtetit mund t’i kërkojë atij personi të paguajë një sanksion dënimi.
Në përputhje me seksionin 32A(B1) të Ligjit, kur vendos një sanksion dënimi në bazë të seksionit 31A ose kur shqyrton një njoftim të kundërshtimit sipas seksionit 35(4) në lidhje me një sanksion dënimi në bazë të seksionit 31A, Sekretari i Shtetit duhet të marrë parasysh kodin e praktikës, i cili specifikon çështjet që duhet të gjykohen, në përcaktimin e masës së sanksionit të dënimit. Ky kod i praktikës është nxjerrë në përputhje me seksionin 32A(A1) të Ligjit. Sekretari i Shtetit gjithashtu mund të shqyrtojë çdo çështje tjetër që Sekretari i Shtetit e mendon të rëndësishme.
Në përputhje me seksionin 32A(2) të Ligjit, kur vendos një sanksion dënimi në bazë të seksionit 32 ose kur shqyrton një njoftim të kundërshtimit sipas seksionit 35(4) në lidhje me një sanksion dënimi në bazë të seksionit 32, Sekretari i Shtetit duhet të marrë parasysh kodin e praktikës, i cili specifikon çështjet që duhet të gjykohen, në përcaktimin e masës së sanksionit të dënimit.Ky kod i praktikës është nxjerrë në përputhje me seksionin 32A(1) të Ligjit.Sekretari i Shtetit gjithashtu mund të shqyrtojë çdo çështje tjetër që Sekretari i Shtetit e mendon të rëndësishme.
Ky kod i praktikës përcakton çështjet e specifikuara më sipër dhe lëshohet në përputhje me seksionin 32A (A1) dhe seksionin 32A(1) të Ligjit. Kodi ekzistues i praktikës, “Sanksioni i Dënimit Civil: Ligji për Imigracionin dhe Azilin 1999: Niveli i Sanksionit të Dënimit: Kodi i Praktikës” do të zbatohet për incidentet e zbuluara përpara datës 13 Shkurt 2023.Ky kod i praktikës do të zbatohet për incidentet e zbuluara nga data 13 Shkurt 2023
Pjesa e parë - seksioni 31A - mossigurimi i automjetit të mallrave
Niveli maksimal i sanksionit të dënimit
Niveli maksimal i sanksionit të dënimit për mos sigurimin e automjetit të mallrave në bazë të seksionit 31A është 6,000 £ për personin përgjegjës për incident. Sanksioni maksimal i dënimit të përgjithshëm (maksimumi i totalit të sanksioneve të dënimit i pagueshëm nga të gjithë personat përgjegjës së bashku për një incident të parashikuar në seksionin 31A) është 12,000 £.
Pikënisja për shqyrtimin e nivelit të sanksionit të dënimit
Niveli maksimal i sanksionit të dënimit përdoret si pikënisje në përcaktimin e përgjegjësisë së personit përgjegjës, duke marrë parasysh konsideratat e mëposhtme që lidhen me përgjegjësinë e mëparshme ose përfshirjen në aksidente:
-
Në rast se personi përgjegjës nuk ka të dhëna për përgjegjësinë në pesë vite para incidentit në fjalë, sanksioni i dënimit maksimal që do të përdoret si pikënisje në përcaktimin e nivelit të sanksionit të dënimit do të jetë 1500 £.
-
Në rast se personit përgjegjës i është dhënë një sanksion dënimi gjatë pesë viteve para datës së incidentit në shqyrtim, pika e nisjes do të jetë 3,000 £.
-
Në rast se personit përgjegjës i janë dhënë dy ose më shumë sanksione dënimi gjatë pesë viteve përpara datës së incidentit në shqyrtim, pika e nisjes do të jetë 6,000 £.
Aplikimi i zbritjeve nga pika e nisjes së sanksionit të dënimit
Çështjet e mëposhtme do të shqyrtohen më pas nga Sekretari i Shtetit në përcaktimin e çdo zbritje për t’u aplikuar në nivelin e pikës së nisjes së sanksionit të dënimit:
-
Në rast se personi përgjegjës është anëtar i Skemës së Akreditimit të Sanksioneve të Dënimeve Civile, do të aplikohet një zbritje prej 50% nga pika e fillimit e sanskionit të dënimit.
-
Një zbritje shtesë prej 50% do të aplikohet ndaj pikës së fillimit të sanksionit të dënimit nëse personi përgjegjës nuk ishte drejtuesi i automjetit dhe nuk ishte i pranishëm gjatë udhëtimit të automjetit ose rimorkios së shkëputur në MB, por ka vepruar për të siguruar respektimin e Rregulloreve.
Sekretari i Shtetit gjithashtu mund të shqyrtojë çdo çështje tjetër që Sekretari i Shtetit e mendon të rëndësishme.
Përgjegjësia e përbashkët
Kur një sanksion i dënimit vendoset ndaj një personi i cili është drejtuesi i një automjeti mallrash sipas një kontrate
me pronarin ose qiramarrësin e automjetit (pavarësisht nëse është apo jo një kontratë pune), drejtuesi i automjetit dhe pronari ose qiramarrësi janë bashkërisht dhe individualisht përgjegjës për sanksionin e dënimit që vendoset ndaj drejtuesit të automjetit (pavarësisht nëse sanksioni i dënimit i është vendosur pronarit apo qiramarrësit).
Pjesa e dytë - seksioni 32 - transporti i personave të cilët hyjnë në mënyrë klandestine
Niveli maksimal i sanksionit të dënimit
Niveli maksimal i sanksionit të dënimit për transportin e hyrjeve klandestinë në bazë të seksionit 32 është 10,000 £ për personin përgjegjës për hyrje klandestine.Sanksioni maksimal i dënimit të të përgjithshëm për të gjithë personat përgjegjës për hyrje klandestine është 20,000 £.
Pikënisja për shqyrtimin e nivelit të sanksionit të dënimit
Niveli maksimal i sanksionit të dënimit përdoret si pikënisje në përcaktimin e përgjegjësisë së personit përgjegjës, duke marrë parasysh konsideratat e mëposhtme që lidhen me përgjegjësinë e mëparshme ose përfshirjen në aksidente:
-
Në qoftë se një person përgjegjës nuk ka të dhëna të përgjegjësisë gjatë pesë viteve para incidentit në shqyrtim, sankioni maksimal i dënimit për t’u përdorur si një pikënisje në përcaktimin e nivelit të sanksionit të tyre të dënimit do të jetë 6,000 £.
-
Në rast se personit përgjegjës i është dhënë një sanksion dënimi gjatë pesë viteve para datës së incidentit në shqyrtim, pika e nisjes do të jetë 10,000 £
Aplikimi i zbritjeve nga pika e nisjes së sanksionit të dënimit
Çështjet e mëposhtme do të shqyrtohen më pas nga Sekretari i Shtetit në përcaktimin e çdo zbritje për t’u aplikuar në nivelin e pikës së nisjes së sanksionit të dënimit:
-
Në rast se personi përgjegjës është anëtar i Skemës së Akreditimit të Sanksioneve të Dënimeve Civile, do të aplikohet një zbritje prej 50% nga pika e nisjes e sanksionit të dënimit.
-
Një zbritje shtesë prej 50% do të aplikohet ndaj shumës fillestare të sanksionit të dënimit nëse personi përgjegjës është drejtuesi i automjetit ose një person tjetër përgjegjës i cili ishte i pranishëm gjatë udhëtimit të automjetit ose rimorkios së shkëputur në MB, dhe ata kanë respektuar Rregulloret.
-
Një zbritje shtesë prej 50% do të aplikohet ndaj pikës së fillimit të sanksionit të dënimit nëse personi përgjegjës nuk ishte drejtuesi i automjetit dhe nuk ishte i pranishëm gjatë udhëtimit të automjetit ose rimorkios së shkëputur në MB, por ka vepruar për të siguruar respektimin e Rregulloreve.
Sekretari i Shtetit gjithashtu mund të shqyrtojë çdo çështje tjetër që Sekretari i Shtetit e mendon të rëndësishme.
Përgjegjësia e përbashkët
Kur sanksioni i dënimit vendoset ndaj drejtuesit të automjetit i cili është punonjës i pronarit ose qiramarrësit të mjetit, punëmarrësi dhe punëdhënësi janë bashkërisht dhe individualisht përgjegjës për sanskionin e dënimit të vendosur ndaj drejtuesit (pavarësisht nëse sanksioni i dënimit vendoset ose jo edhe ndaj punëdhënësit ).
Kur një sanksion i dënimit vendoset ndaj një personi i cili është drejtuesi i një automjeti mallrash sipas një kontrate me pronarin ose qiramarrësin e automjetit (pavarësisht nëse është apo jo një kontratë pune), drejtuesi i automjetit dhe pronari ose qiramarrësi janë bashkërisht dhe individualisht përgjegjës për sanksionin e dënimit që vendoset ndaj drejtuesit të automjetit (pavarësisht nëse sanksioni i dënimit i është vendosur pronarit apo qiramarrësit).
Pjesa e tretë - mënyrat e testimit
Sekretari i Shtetit do të shqyrtojë kërkesat e personave përgjegjës për të aplikuar mënyrat e testimit për të ulur masën e mbetur të sanksionit të dënimit.
Në rastin e personave fizikë, mënyrat e testimit do të marrin parasysh të ardhurat e atij personi, duke përfshirë të ardhurat nga puna jashtë orarit, që korrespondojnë me tre muajt para incidentit. Gjatë përcaktimit të nivelit të saktë të sanksionit të dënimit, Sekretari i Shtetit do të marrë parasysh deklaratat e personit për rrethanat e tij personale financiare, siç janë shpenzimet e tij.
Për kompanitë të cilave u është lëshuar një sanksion dënimi, mënyrat e testimit do të jenë në dispozicion për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM). Pika e nisjes për reduktimin do të jetë që niveli i sanksionit të dënimit do të reduktohet si më poshtë:
Madhësia e biznesit | Qarkullimi ose bilanci i përgjithshëm | Numri i punonjësve | Pikënisja për reduktimin e çdo niveli të mbetur të sanksionit të dënimit |
---|---|---|---|
Mikro | Më pak se ose i barabartë me 2 milion € ose 2 milion € | Më pak se 10 | 75% reduktim |
E vogël | Më pak se ose i barabartë me 10 milion € ose 10 milion € | Më pak se 50 | 50% reduktim |
E Mesme | Më pak se ose i barabartë me 50 milion € ose 43 milion € | Më pak se 250 | 25% reduktim |
Sekretari i Shtetit gjithashtu mund të shqyrtojë çdo çështje tjetër që Sekretari i Shtetit e mendon të rëndësishme.
Personat përgjegjës duhet t’i shkruajnë Sekretarit të Shtetit për të shpjeguar pse mendojnë se duhet të aplikohen mënyrat e testimit dhe cili duhet të jetë niveli i sanksionit të dënimit. Duhet të dorëzohet dokumentacioni mbështetës. Për individët, kjo mund të marrë formën e pagesave ose deklarimeve bankare. Në rastin e kompanive, ajo mund të marrë formën e bilanceve ose deklarimeve të fakteve të nënshkruara nga një drejtor.
Dokumentacioni i cili nuk është në anglisht ose në gjuhën uellsiane duhet të shoqërohet me një përkthim të çertifikuar në anglisht ose në gjuhën uellsiane. Kërkesat mund të bëhen në çdo pikë deri në datën përpara së cilës duhet të paguhet sanksioni ose sanksionet e dënimit. Kërkesat nuk do të shqyrtohen pas kësaj date përveçse në rrethana të jashtëzakonshme në gjykimin e Sekretarit të Shtetit. Pavarësisht nga dispozitat e këtij kodi të praktikës, Sekretari i Shtetit mund të vendosë, pasi të studiojë një aplikim, të mos zbatojë mënyrat e testimit. Për shembull, kur nuk ka prova të mjaftueshme për rrethanat financiare të personit ose kompanisë në fjalë ose kur këto prova nuk mbështesin asnjë nga kërkesat e paraqitura.
Pjesa e katërt - shembujJ
Seksioni 31A - Mos sigurimi i automjetit të mallrave
Skenari 1: Incidenti i parë për një drejtues të automjetit, incidenti i dytë për një pronar, që përfshin një HGV.Pronari nuk ishte anëtar i Skemës së Akreditimit.
Drejtuesi i një HGV mbërriti në Portin e Calais dhe u zgjodh për kontrollet e sigurisë nga Forcat e Kufirit. Automjeti rezultoi i pasigurt pasi dyert e pasme të rimorkios nuk ishin të siguruara me bravë, vulë ose pajisje tjetër sigurie.Prandaj, drejtuesi i automjetit nuk i kishte plotësuar kërkesat e përcaktuara në Rregullore. Ky ishte rasti i parë i përgjegjësisë së shoferit për mos sigurimin e automjetit të mallrave.
Pronari, si person përgjegjës, ishte gjithashtu përgjegjës për marrjen e një sanksioni të dënimit. Pronari nuk ishte siguruar që automjeti të ishte i pajisur me dryn apo pajisje të tjera sigurie. Ky ishte rasti i dytë në të cilin pronari ishte përgjegjës për mossigurimin e automjetit të mallrave. Pronari nuk ishte anëtar i Skemës së Akreditimit të Sanksioneve të Dënimeve Civile
Nuk kishte kërkesa për mënyrat e testimit.
Drejtuesi merr një sanksion dënimi prej £1,500 për incidentin e parë, pa asnjë reduktim të nivelit të sanksionit të dënimit.
Pronari merr sanksionin e dënimit prej £ 3,000 për incidentin e dytë, pa asnjë reduktim të nivelit të sanksionit të dënimit, me përgjegjësi shtesë të përbashkët prej £ 1,500 për sanksionin e dënimit të drejtuesit të automjetit.
Skenari 2: Incidenti i parë për një operator, në të cilin përfshihet një rimorkio e pashoqëruar.Operatori ishte anëtar i Skemës së Akreditimit.
Një shofer që punon për një operator i cili është një kompani anëtare e Skemës së Akreditimit dorëzoi një rimorkio të pashoqëruar të shkëputur në portin e Santander. Pas mbërritjes në Mbretërinë e Bashkuar, rimorkio e pashoqëruar u zgjodh për kontrolle sigurie nga Forca Kufitare. Rimorkio u zbulua se kishte një kordon TIR të këputur. Prandaj nuk u sigurua efektivisht në përputhje me kërkesat e parashtruara në Rregullore.
Operatori i dha një rekord kontrollesh Forcës Kufitare, e cila tregoi se automjeti ishte i sigurtë në pikën në të cilën kaloi në kontrollin operacional të autoriteteve porti në Santander. Regjistrimi i kontrolleve u miratua nga autoritetet e portit për të treguar se ishte një pasqyrim i vërtetë i gjendjes së sigurt të rimorkio.
Shoferi nuk është përgjegjës për një sanksion dënimi pasi shoferët nuk janë ‘persona përgjegjës’ për qëllimin e rimorkios së shkëputur.
Operatori merr një sanksion dënimi £ 0, duke marrë një reduktim prej 50% në nivelin e tyre të sanskionit të dënimit për shkak se ata janë një anëtar i Skemës së Akreditimit, dhe një reduktim të mëtejshëm 50% të shumës origjinale të sanksionit të dënimit sepse ata mund të tregojnë se ata janë në përputhje me Rregulloren - rimorkio u sigurua efektivisht në kohën kur ajo la kontrollin e tyre operativ.
Seksioni 32 - Bartja e klandestinëve hyrës
Skenari 1: Tetë klandestinë hyrës u zbuluan në një mjet mallrash me copë anash.Pronari është anëtar i Skemës së Akreditimit.
Një mjet mallrash me copë anash mbërriti në Portin e Portsmouth dhe u zgjodh për kontroll nga Forca Kufitare.Këto kontrolle zbuluan tetë klandestinë hyrës të fshehur në ngarkesën brenda trailerit. Ishte një prerje e madhe në çatinë e trailerit dhe regjistrimi i kontrolleve të përfunduara nga shoferi nuk tregonte që çatia u kontrollua para se të fillonte udhëtimi, as që shoferi kontrolloi hapësirën e ngarkesës pas dy ndalesave të fundit para se të nisej për në Mbretërinë e Bashkuar. Prandaj, drejtuesi i automjetit nuk i kishte plotësuar kërkesat e përcaktuara në Rregullore. Shoferi nuk kishte asnjë përgjegjësi të mëparshme ndaj një sanksioni dënimi.
Pronari, si një person përgjegjës, është gjithashtu përgjegjës për një sanksion dënimi.Megjithatë, pronari ishte siguruar që automjeti të ishte i pajisur me brava ose pajisje të tjera sigurie dhe gjithashtu kishte respektuar të gjitha pjesët e tjera të zbatueshme të Rregullores. Pronari ishte gjithashtu anëtar i Skemës së Akreditimit.
Shoferi merr një sanksion dënimi prej £ 48,000 (£ 6, 000 për çdo klandestin hyrës).
Shoferi kërkoi mënyrat e testimit, i cili mund të zvogëlojë më tej këtë nivel të sanksionit të dënimit, në varësi të rrethanave të tyre dhe natyrës së provave që prodhojnë në mbështetje të kërkesës së tyre.
Pronari i automjetit merr një sanksion dënimi prej £ 0, pasi ata janë të akredituar dhe plotësisht në përputhje me kërkesat e përcaktuara në rregullore.Megjithatë, ata vazhdojnë të mbajnë përgjegjësi të përbashkët dhe individuale për sanksionin e dënimit të drejtuesit të automjetit.
Nëse pronari i automjetit nuk do të ishte i akredituar, ata do të kishin marrë një sanksion dënimi prej 24,000 £ (3, 000 £ për klandestin hyrës), si dhe përgjigjen bashkërisht dhe veçmas ndaj sanksionit të të dënimit për drejtuesin e mjetit.
Skenari 2: Një person klandestin zbulohet në hapësirën e bagazhit të një autobusi.Pronari nuk ishte anëtar i Skemës së Akreditimit.
Një autobus mbërriti në Portin e Coquelles dhe u zgjodh për kontrollet e sigurisë nga Forcat e Kufirit.Këto kontrolle zbuluan praninë e një personi klandestin në hapësirën e bagazheve që ndodhej poshtë autobusit. Një inspektim i mëvonshëm tregoi se bllokimi i brendshëm i sigurisë së bagazhit ishte thyer.Drejtuesi i automjetit deklaroi se ishte i thyer kur mori autobusin nga punëdhënësi i tij, pronari i mjetit.
Prandaj automjeti nuk ishte siguruar efektivisht dhe në këtë mënyrë as drejtuesi dhe as pronari nuk e kanë respektuar Rregulloren. Shoferi nuk kishte histori paraprake të përgjegjësisë, por pronari ishte gjetur përgjegjës për dy incidente në pesë vitet e fundit.
Nuk kishte kërkesa për mënyrat e testimit. Shoferi merr një sanksion dënimi me 6.000 £.
Pronari i automjetit merr një sanksion dënimi me 10, 000 £, me një detyrim shtesë prej 6,000 £ për sanksionin e dënimit të drejtuesit të automjetit.
Skenari 3: Zbulimi i dy personave klandestinë në pjesën e pasme të furgonit.
Në portin e Doverit mbërriti një furgon i përdorur për qëllime jo-tregtare dhe u përzgjodh për kontroll nga Forcat e Kufirit. Nga këto kontrolle u zbuluan dy persona klandestinë të fshehur në pjesën e pasme të automjetit. Gjatë kontrollit, u konstatua se bllokimi i brendshëm i ndarjes ishte thyer për të mundësuar hyrjen e paautorizuar.Shoferi i automjetit konfirmon se ata nuk kishin kontrolluar pjesën e pasme pas ndalesës së tyre të fundit përpara se të niseshin për në Mbretërinë e Bashkuar, pasi ata e kishin mbyllur atë dhe besonin se ishte e sigurt. Duke mos kontrolluar nëse ndarja e pasme ishte ende e sigurt dhe se nuk kishte pasur akses të paautorizuar, drejtuesi kishte shkelur Rregulloren. Shoferi nuk ka asnjë përgjegjësi të mëparshme ndaj një sanksioni dënimi civil.
Shoferi merr një sanksion dënimi me 12,000 £, në varësi të shqyrtimit të mënyrave të testimit.