Udhëzime

Mbështetja për shëndetin fizik dhe mendor për azilkërkuesit (accessible)

Përditësuar 11 Shkurt 2025

Kujt i drejtohet?

Ky dokument i drejtohet azilkërkuesve, të cilët kanë shqetësime në lidhje me shëndetin e tyre fizik ose mendor.

Çfarë kujdesi shëndetësor mund të përfitoj?

“National Health Service” (Shërbimi Shëndetësor Kombëtar, NHS) është shërbimi i kujdesit shëndetësor i financuar nga shteti, të cilin e përfiton kushdo që jeton në Mbretërinë e Bashkuar, pa qenë të detyruar të paguajnë koston e plotë të shërbimit. Ju gëzoni të drejtën të shkoni te një mjek i përgjithshëm (GP) dhe të merrni kujdes spitalor falas të ofruar nga NHS.  Gjithashtu, ju mund të përfitoni edhe mjekim falas ose me kosto të ulët. Informacion i mëtejshëm disponohet në faqen: NHS entitlements: migrant health guide - GOV.UK (Të drejtat për shërbime të NHS: Udhëzime shëndetësore për imigrantët - GOV.UK) (www.gov.uk).

A ndikon mbështetja për kujdes shëndetësor në kërkesën time për azil?

Kërkesa juaj nuk do të ndikohet negativisht nga asnjë sëmundje apo trajtim shëndetësor që merrni.

Roli i “Home Office (Ministria e Brendshme)

“Home Office” ofron mbështetje për azilkërkuesit sa i takon çështjeve që lidhen me procedurat e azilit. Problemet shëndetësore që i parashtroni pranë “Home Office” mund të merren në konsideratë gjatë përpunimit të kërkesave për azil dhe gjatë vlerësimit të nevojave për akomodim. “Home Office” nuk ofron mbështetje për shëndetin fizik ose mendor.

Roli i organizatës “Migrant Help”

“Migrant Help” ofron mbështetje për çështjet që lidhen me akomodimin dhe ndihmën financiare - Asylum advice and guidance : Migrant Help (migranthelpuk.org) (Këshilla dhe udhëzime për azilin) (hapur 24/7/365): 0808 8010 503.

Shërbime shtesë

Më poshtë gjendet një listë me shërbime të tjera, që ofrohen nga organizatat joqeveritare, të cilat ofrojnë informacion dhe mbështetje për azilkërkuesit. Ju mund të kërkoni një interpret për t’ju ndihmuar që të aksesoni shërbimet. Kontaktoni organizatat e mëposhtme për informacione të mëtejshme.

Refugee Council (Këshilli i Refugjatëve)

Refugee Council merret me personat azilkërkues në Mbretërinë e Bashkuar. “Refugee Council”https://www.refugeecouncil.org.uk/ ofron këshillim, si dhe mbështetje terapeutike dhe praktike për t’i ndihmuar personat me transferimin. Stafi i tij është i specializuar në punën me fëmijët që mbërrijnë të pashoqëruar në Mbretërinë e Bashkuar.

Telefononi falas linjën telefonike informuese në numrin 0808 196 7272 (E hënë - E enjte, ora 9.30 - 12.30.) Për fëmijët e pashoqëruar, telefononi falas në numrin 0808 175 3499 (E hënë - E premte, ora 8:30 - 17:30).

“My View” – Shërbimi për fëmijët

Shërbimi i terapisë për fëmijët i “My View” ofron një vend të sigurt dhe të mbrojtur për të vegjlit, që ata të marrin mbështetje për mirëqenien përmes bisedave, punëve krijuese individuale ose mbështetjes terapeutike në grup. Shërbimi ofrohen në disa zona të vendit. Vizitoni faqen tonë të internetit për informacione të mëtejshme:https://www.refugeecouncil.org.uk/get-support/services/my-view-childrens-therapy/

“Every Mind Matters” - Vetmia

NHS ofron këshilla dhe sugjerime praktike për të zvogëluar ndjesinë e vetmisë dhe ju jep të dhënat e kontaktit për organizatat mbështetëse.

Faqja e internetit: https://www.nhs.uk/every-mind-matters/lifes-challenges/loneliness

British Red Cross (Kryqi i Kuq Britanik)

British Red Cross ofron ndihmë në rastet emergjente, mbështetje të individualizuar të drejtpërdrejtë, mbështetje sociale dhe asistencë për ribashkimin e familjeve. “British Red Cross” nuk mundëson konsulencë në lidhje me imigracionin. “British Red Cross” ofron shërbime në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Për informacione të mëtejshme kontaktoni zyrën tuaj lokale:

https://www.redcross.org.uk/get-help/get-help-as-a-refugee/where-else-to-get-help-as-a-refugee

Barnardo’s

Organizata bamirëse “Barnardo’s” (https://www.barnardos.org.uk/get-help) synon të mbështesë fëmijët, të rinjtë, prindërit dhe kujdestarët.

Këtu ofrohet:

  • Shërbimi i mbështetjes për refugjatët: referimi i familjeve pranë shërbimeve lokale.
  • Shërbimi i akomodimit të asistuar (Irlanda e Veriut) për të rinjtë e pashoqëruar – (mosha 16-21)
  • Shërbimi i mirëqenies familjare: (Cardiff) mbështet familjet azilkërkuese. Shërbimi i integrimit të familjeve të ribashkuara (Birmingham/Glasgow)
  • Linja e ndihmës “Boloh”: (Për të rriturit mbi 18 vjeç) Këshillim, referim për ndihmë, mbështetje emocionale dhe terapi nga terapistë të kualifikuar. Seancat e terapisë mund të zhvillohen nga distanca përmes telefonit ose internetit, në: https://helpline.barnardos.org.uk/

Shërbime të tjera

Linjat e ndihmës për rastet e abuzimit në familje

Angli

Linja kombëtare falas për refugjatët, e cila ofron ndihmë për rastet e abuzimit në familje - e disponueshme 24 orë; 0808 2000 247.

Shërbimi i bisedave të drejtpërdrejta, E hënë - E premte, ora 15:00 - 22:00. https://www.nationaldahelpline.org.uk/Chat-to-us-online

Uells

Linja e ndihmës “Live Fear Free” (Jeto pa frikë); 0808 80 10 800 - Skoci - Linja e ndihmës për rastet e abuzimit në familje dhe martesat e detyruara në Skoci; 0800 027 1234

Irlanda e Veriut

Ndihmë për gratë në Irlandën e Veriut; 0808 802 1414

Burrat

Linja e këshillimit për burrat; 0808 8010327

Galop (LGBTQI)  

https://galop.org.uk/; Telefononi në numrin 0800 999 5428

Shërbimi i reagimit emergjent

  • Telefononi në numrin 999 ose 112 nëse një person është në gjendje të rëndë ose i plagosur dhe në rrezik për jetën.
  • Telefononi në numrin 111 për mbështetje mjekësore kur personat nuk janë në rrezik për jetën.

Linjat e ndihmës për parandalimin e vetëvrasjes

Numri 111 i NHS-së për mbështetje në rastet e krizave të shëndetit mendor

NHS-ja ofron akses në shërbime të disponueshme 24 orë në ditë, 7 ditë të javës për mbështetje në rastet e krizave të shëndetit mendor nëpërmjet një linje telefonike të vetme.
https://www.nhs.uk/nhs-services/mental-health-services/where-to-get-urgent-help-for-mental-health/

Freedom from Torture

Organizata “Freedom from Torture” ka qendra në Londër, Birmingham, Newcastle Manchester dhe Glasgow.

Për të mbijetuarit e torturave me vendqëndrim në Mbretërinë e Bashkuar, qendrat ofrojnë:

  • Aktivitete terapie personale dhe në grup për trajtimin e çrregullimit kompleks të stresit post-traumatik (PTSD), depresionit, ankthit dhe të problemeve të tjera.
  • Aktivitete krijuese dhe në grup: kopshtari, muzikë, arte, futboll dhe kuzhinë.
  • Ekzaminime shëndetësore dhe mbajtje nën kontroll të dhimbjeve edhe përmes fizioterapisë.
  • Raporte mjeko-ligjore për kërkesat e azilit, në rastet kur mjekët vlerësojnë ndikimin e torturave: https://www.freedomfromtorture.org/help-for-survivors/medico-legal-reports
  • Mbështetje ligjore: gjetja e një avokati, informimi mbi sistemin e azilit dhe lirimi nga paraburgimi.
  • Mbështetje për strehim, arsim, kujdes shëndetësor, kujdes social dhe ndihmë financiare.

Telefononi në numrin: 020 7697 7777. Faqja e internetit: https://www.freedomfromtorture.org/contact-us

Fondacioni “Helen Bamber”

Fondacioni “Helen Bamber” është një organizatë bamirëse klinike e specializuar dhe në mbrojtje të të drejtave të njeriut, që merret me të mbijetuarit e trafikimit, torturës dhe formave të tjera të trajtimit mizor ekstrem nga njerëzit.

Ekipi shumëdisiplinor dhe klinik ofron kujdes të integruar për të mbijetuarit, që përfshin sa më poshtë:

  • Dokumentim mjeko-ligjor të lëndimeve fizike dhe psikologjike;
  • Kujdes terapeutik të specializuar, të bazuar në prova;
  • Shërbim mjekësor këshillimor;
  • Programin kundër trafikimit;
  • Strehim dhe këshilla për mirëqenien;
  • Konsulencë për mbrojtje ligjore;
  • Shërbime dhe aktivitete për integrimin në komunitet.

Faqja e internetit: https://www.helenbamber.org/refer

Micro Rainbow

Organizata “Micro Rainbow” mbështet refugjatët dhe azilkërkuesit, pjesë të komunitetit LGBTQI në Mbretërinë e Bashkuar. Qasja holistike e “Micro Rainbow” drejt integrimit bazohet në tri shtylla: strehimi i sigurt, gjithëpërfshirja sociale dhe mbështetja për punësimin. Këto programe jo vetëm që garantojnë siguri për refugjatët pjesë të komunitetit LGBTQI, por gjithashtu u mundësojnë atyre që të jetojnë një jetë të realizuar dhe të pavarur. Organizata ofron:

  • Strehim të sigurt dhe këshillim për strehimin për azilkërkuesit pjesë të komunitetit LGBTQI në Mbretërinë e Bashkuar.
  • Aktivitete dhe evente për gjithëpërfshirje sociale për refugjatët dhe azilkërkuesit pjesë të komunitetit LGBTQI.
  • Mbështetje për tranzicionin dhe punësimin, duke ndihmuar refugjatët e komunitetit LGBTQI me kalimin nga statusi si aziklkërkues në atë të refugjatit.

Faqja e internetit: https://microrainbow.org/. Numri i linjës telefonike të ndihmës: 0800 3585851

Scottish Refugee Council (Këshilli i Refugjatëve në Skoci, SRC) (shërbimet ofrohen vetëm në Skoci)

  • Shërbimi për të drejtat e familjeve: për familjet me fëmijë, duke përfshirë gratë shtatzëna dhe prindërit e vetëm.
  • Shërbimi për personat në skamje: Ky shërbim asiston azilkërkuesit që kanë marrë statusin ARE (Shterimi i të drejtave për ankim).
  • Shërbimi i integrimit të refugjatëve: mbështet refugjatët e ardhur rishtas, të cilët gëzojnë leje qëndrimi.

Për të biseduar me një këshillues dhe për të mësuar më shumë për të gjitha shërbimet, telefononi në numrin 0808 1967 274 ose dërgoni email në adresën refugeesupport@scottishrefugeecouncil.org.uk.

Linja falas e ndihmës: 080 8196 7274 - informacion dhe këshillim për çështjet e refugjatëve dhe të azilit.

Linja falas e ndihmës është në dispozicion çdo të hënë (09:00-17:00), të martë (09:00-17:00), të mërkurë (14:00-17:00), të enjte (09:00-17:00) dhe të premte (09:00-15:00).

Welsh Refugee Council (Këshilli i Refugjatëve në Uells, WRC) (shërbimet ofrohen vetëm në Uells)

Këshilla, mbështetje, avokim dhe referim për ndihmë për refugjatët dhe azilkërkuesit që jetojnë në Uells. www.wrc.wales  Linjë telefonike ndihme falas që ofron takime, informacione dhe këshilla për çështjet e refugjatëve dhe azilit: 0808 196 7273. Shërbimet e ofruara:

  • Wales Sanctuary Service (Shërbimi i Strehimit në Uells, WSS): Mbështetje për çështjet dhe avokim në të gjithë territorin e Uellsit për kërkesat për azil, si dhe mbështetje për azilin për të gjithë azilkërkuesit duke përfshirë personat që konsiderohen “Appeal Rights Exhausted” (pa të drejtë për apelim të mëtejshëm).

  • Shërbimi “Move On”: mbështet refugjatët e ardhur rishtas me procesin e integrimit dhe tranzicionit.
  • Mbështetje për emigrantët që i nënshtrohen politikës “No Recourse to Public Funds” (pa të drejtë për të përfituar fonde publike).
  • Mbështetje me shërbime interpretimi dhe përkthimi.
  • Projekti “Play” për fëmijët e refugjatëve dhe azilkërkuesve.

  • Mbështetje për edukimin dhe punësimin, duke përfshirë mësimet ESOL.
  • Mundësi për punë vullnetare.
  • Mbështetje për kalimin në e-visa.

Shërbimet në Irlandën e Veriut

Refugjatët dhe azilkërkuesit mund të gjejnë këtu këshilla dhe mbështetje, duke përfshirë kujdesin shëndetësor, strehimin, punësimin dhe aksesin në arsim.

Faqja e internetit: https://www.nidirect.gov.uk/articles/asylum-seekers-and-refugees-help-and-advice.

Doctors of the World

Organizata “Doctors of the World” mundëson vizita mjekësore të njëhershme, informacione dhe mbështetje praktike për azilkërkuesit, në mënyrë që të regjistrohen pranë një mjeku të përgjithshëm.  Kjo organizatë disponon një klinikë, linjën e këshillimit, shërbimet informuese dhe programet e avokimit. Shërbimet ofrohen nga e marta në të enjte, ora 10:00-12:00.

Telefononi në numrin 0808 164 7686. Faqja e internetit: https://www.doctorsoftheworld.org.uk/patient-clinic/

Refugee Action

“Refugee Action” mbështet refugjatët dhe personat azilkërkues në vendndodhje të ndryshme në të gjithë Anglinë: https://www.refugee-action.org.uk/our-services/help-and-advice/

  • Asylum Crisis (Projekti për azilkërkuesit në vështirësi) (Londër, Manchester, West Midlands, Bradford (vetëm për familjet)): nëse jeni azilkërkues dhe keni nevojë për akomodim ose mbështetje, apo nëse mbështetja ju është refuzuar ose ka përfunduar, ky shërbim mund t’ju ndihmojë.
  • Projekti BRAVE (Bradford): është një projekt i specializuar i bazuar në përvojë, i cili ka në fokus integrimin dhe aktivitetet e mirëqenies për azilkërkuesit në Bradford. Disponohet për të gjithë përdoruesit e shërbimit pranë “Refugee Action”, me fokus të veçantë te familjet.
  • Wellbeing Program (Programi i mirëqenies): Shërbimi i mirëqenies ofrohet në bashkëpunim me organizatën bamirëse “Solace”, duke kombinuar terapinë individuale për refugjatët dhe azilkërkuesit që vuajnë nga simptoma të traumës (seanca të zhvilluara nga terapistët e “Solace”) dhe seancat javore në grup për qëllime mirëqenieje për ata persona që kanë më pak nevojë për ndihmë ose ata që kanë nevojë për ndihmë shtesë krahas mbështetjes individuale.
  • National Immigration Advice service (Shërbimi kombëtar i këshillimit për emigracionin, NIAS): Shërbimi “NIAS” është një shërbim i prezantuar së fundi nga organizata “Refugee Action”. Ky shërbim ofron këshillim për çështjet e emigracionit, mbështetje për çështjet dhe përfaqësim për azilkërkuesit vulnerabël dhe emigrantët që marrin mbështetje nga shërbimet e projektit “Asylum Crisis” të organizatës “Refugee Action”. Shërbimi ofron këshillim dhe mbështetje deri në nivelin OISC 3. Klientët do të referohen në nivel të brendshëm nga Shërbimet për azilkërkuesit në vështirësi në Londër, Birmingham, Manchester dhe Bradford. Gjithashtu, shërbimi do të marrë referime direkte nga Bradford.