“Luani Shqiptar 2013” mundëson personelin tonë ushtarak Britanik dhe atë Shqiptar të provojë dhe të përmirësojë aftësitë e veta në kushte sfide.
Fjala e Ambasadorit Britanik SH.T.Z Nicholas CANNON në Konferencën për shtyp mbi hapjen e Stërvitjes “Luani Shqiptar 2013”
Është një kënaqësi e veçantë të jem sot këtu me Gjeneral Xhemal Gjunkshin, Shef i Shtabit të Përgjithshëm, dhe me oficerë të tjerë të latë ushtarakë Shqiptarë dhe Britanikë, për t’ju paraqitur ju fillimin e Stërvitjes “Luani Shqiptar 2013”.
Përgjatë tre viteve të fundit, Forcat e Armatosura Shqiptare dhe Ministria e Mbrojtjes kanë punuar së bashku me Ambasadën që unë drejtoj dhe me autoritetet ushtarake në Londër, në krijimin e mundësive për stërvitje të përbashkëta këtu në Shqipëri. Kjo punë u finalizua me realizimin e stërvitjeve madhore tokësore dhe detare vitin e kaluar. Gjatë vitit të kaluar stërvitja u drejtua nga Admirali Zambellas, në cilësinë e Komandantit të Flotës Britanike. Në përfundim të asaj stërvitjeje, aeroplanmbajtësja Illustrous, pati nderin të priste një vizitë të Shkëlqesisë së Tij, Presidentit të Republikës Zotit Bujar Nishani.
Këtë vit Stërvitja do të drejtohet nga Gjenerali Davis, Komandant i Forcave Anfibe Britanike. Është planifikuar të jetë më e madhe dhe më e ndërlikuar se stërvitja e vitit të kaluar, dhe do të mundësojë që personeli ynë ushtarak Britanik dhe Shqiptar të provojë dhe të përmirësojë aftësitë e veta në kushte sfide. Kjo stërvitje i mundëson gjithashtu oficerëve dhe personelit ushtarak të të dy vendeve të familjarizohen me punën së bashku, në kuadër të Aleancës Euro-Atlantike. Të dy palët kanë shumë për të mësuar nga njëra tjetra. Për herë të parë do të kemi edhe pjesmarrjen në këtë stërvitje të një kontigjenti të trupave hollandeze.
Aleanca e NATO-s është një aleancë e kombeve të lirë dhe të barabartë, të cilët janë së bashku në mbrojtje të njëri tjetrit, përkundrejt kërcënimeve të përbashkëta. Përgjatë pjesës më të madhe të historisë së NATO-s, kërcënimi kryesor erdhi nga sistemet diktatoriale agresive komuniste. Që nga rrëzimi i sistemit komunist në Europë, kërcënimi kryesor ndaj sigurisë sonë vjen nga terrorizmi, extremizmi fetar dhë përhapja e armëve të shkatërrimit në masë. Ushtarakët shqiptarë janë në Afganistan të angazhuar në luftën ndaj disa prej këtyre kërcënimeve. U jemi shumë mirënjohës kontributit të tyre, mbështetjes së familjeve të tyre dhe natyrisht të gjithë popullit Shqiptar.
Por këto kërcënime kërkojnë përgjigje sa të ndryshme aq edhe të përshtatshme, dhe pikërisht disa prej tyre do të vihen në provë përgjatë dy javëve në vazhdim. Stërvitja do të përfshijë elemente të koordinimit të përmirësuar midis komponentit detar, tokësor dhe ajror në sulm, në mbrojtje, dhe në skenare evakuimi. Oficerë shqiptarë ndërlidhës kanë qenë të stacionuar në anijet tona luftarake që nga fillimi i stërvitjes në Portugali me qëllim realizimin sa më të mirë të kuadrit të gjerë stërvitor si edhe dhënie kontributi në fazat e planifikimit dhe të koordinimit.
Dua të falendëroj ushtarakët Shqiptarë dhe autoritetet civile të cilët i dhanë jetë këtyre mundësive stërvitore për ne. Dua tw theksoj se, i jemi shumë mirënjohës publikut të gjerë Shqiptar, në veçanti qytetarëve të rrethit të Vlorës dhe Beratit, për mikëpritjen e tyre, durimin dhe bashkëpunimin gjatë kësaj stërvitjeje. Nga ana jonë, qëllimi është që Forcat Britanike pjesmarrëse do të bëjnë gjithshka është e mundur për të minimizuar çdo shqetësim ndaj publikut. Do të dëshironim të ndërmerrnim një hap të veçantë së bashku me Forcat e Armatosura Shqiptare në shpjegim të mëtejshëm të stërvitjes dhe rëndësisë së saj. Ne do të ftojmë median shqiptare të ndjekë më shumë nga kjo stërvitje në krahasim me një vit më parë, në mënyrë që publiku të kuptojë më mirë. Koloneli Oliver në cilësinë e Drejtuesit të kësaj Stërvitjeje do t’ju japë tani disa hollësira të mëtejshme.
Ju faleminderit për vëmëndjen.