Fjala e Ambasadorit Britanik gjatë ceremonisë së dorëzimit të unazës së rreshterit John Thompson
Ka disa momente, kur ju e ndjeni që me të vërtetë mund të prekni historinë. Unë mendoj që sot është një nga ato ditë.
Ministër, zonja dhe zotërinj,
Jam shumë i kënaqur që kam mundësinë të them disa fjalë për këtë ngjarje prekëse. Unë do të doja të falënderoj kolegët dhe miqtë shqiptarë, amerikanë dhe britanikë, përpjekja dhe hulumtim i kujdesshëm i të cilëve e bënë këtë të mundshme. Ata kanë arritur të zgjidhin një mister historic, mbi shtatëdhjetë vjeçar, dhe të dalin në përfundimin që ne shohim sot. Mbi të gjitha unë do të doja të falënderoja Znj Dorothy Webster që ndërmori këtë udhëtim në moshën 93 vjeçare për të qenë sot me ne. Unë e di qe vendi nga ju vini ka rritur mjaft njerëz të fortë, por edhe për Derbyshire kjo është e jashtëzakonshme.
Historia e unazës së Flt Sgt John Thompon na emocionon të gjithëve sepse ajo tregon se si ngjarjet e mëdha të historisë ndikojë në jetën dhe emocionet e individëve dhe familjeve. Ajo na tregon për të rinj që japin jetën e tyre për lirinë e atdheut. Ajo na tregon për ushtarë britanikë dhe shqiptarë që luftojnë krah për krah kundër tiranisë dhe shtypjes, në një luftë për mbijetesë në shkallë evropiane. Në të njëjtën mënyrë, ushtarët shqiptarë dhe britanikë luftojnë kohët e fundit krah për krah në Afganistan kundër ekstremizmit të dhunshëm, si pjesë e aleancës tonë të madhe të Atlantikut të Veriut. Ajo na kujton sakrificat që njerëzit duhet të bëjnë për kauzën e lirisë. Kjo është një histori shumë britanike e ndikimit të gjatë të luftës tek një familje e një qyteti të vogël, dhe e e krenarisë sonë për tu ngitur në këmbë kundër diktaturës. Por ajo është gjithashtu një histori shumë shqiptare, e rrënjëve te thella të kulturës shqiptare, ku premtimi dhe nderi kalojnë nga i ati tek i biri.
Por gjithashtu, kjo është një histori njerëzore se si ne e përjetojmë jetën tonë. Kjo është një histori e dashurisë, e humbjes, pikëllimit, kujtesës dhe e besnikërisë familjare. Ne shohim historinë e shtatëdhjetë vitëve më parë që kalon brez pas brezi. Ne shohim një motër e cila kaloi një jetë të gjatë dhe të lumtur, por që asnjëherë nuk e harroi vëllain e saj të humbur. Një familje që i kaloi brezave kujtesën e një njeriu që kurrë nuk e takuan. Historia e një njeriu në një cep të qetë të Shqipërisë, i cili kurrë nuk harroi dëshirat e babait të tij, duke u bërë personi që i ati dëshironte të ishte.
Ne flasim për shumë histori dhe kuptimin e tyre, shikojmë filma dhe lexojmë libra në lidhje me to. Por ka disa momente, kur ju e ndjeni që, me të vërtetë mund ta prekni atë. Unë mendoj që sot është një nga ato ditë. Unë jam me të vërtetë i kënaqur dhe krenar që jam këtu.
Updates to this page
Përditësuar së fundi 17 March 2015 + show all updates
-
Added translation
-
First published.