Udhëzime

Rreziqet e emigracionit të jashtëligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar

Informacion për emigrantët rreth rreziqeve dhe realitetit të të udhëtuarit përmes rrugëve të rrezikshme apo të jashtëligjshme drejt Mbretërisë së Bashkuar, si dhe rreth alternativave të sigurta dhe të ligjshme.

This guidance was withdrawn on

Visit Facts on UK immigration for the latest information.

Hyrje

Shpeshherë, kontrabandistët iu thonë emigrantëve se udhëtimi drejt Mbretërisë së Bashkuar (MB) do të jetë i sigurt dhe i lehtë. Në të vërtetë, udhëtimi i vendos njerëzit në rrezik serioz për lëndim, abuzim dhe shfrytëzim. Udhëtimi nuk është vetëm i shtrenjtë, por edhe i rrezikshëm. Burra, gra dhe fëmijë kanë humbur jetën në përpjekje për të hyrë në MB me anije të vogla apo duke u fshehur në kamionë.

Imigrantët shpesh detyrohen të gjenden në situata që janë jashtëzakonisht të rrezikshme. Kontrabandistët e qenieve njerëzore:

  • përdorin anijet më të lira që mund të gjejnë, të cilat nuk janë të përshtatshme për ujërat e rrezikshme
  • i mbushin anijet me shumë njerëz
  • nuk ofrojnë jelekë shpëtimi
  • mbushin kamionët dhe kontejnerët me njerëz, duke i vendosur ata në vende të ngjeshura, të ftohta akull dhe pa ajër, gjë që vë në rrezik jetën

Kjo i rrezikon seriozisht jetën e emigrantëve gjatë çdo udhëtimi.

Mos vini jetën tuaj në rrezik. Mos udhëtoni në mënyrë të jashtëligjshme.

Rreziqet e të udhëtuarit të jashtëligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar me anije ose kamionë

Shumë njerëz kanë humbur jetën ose janë lënduar rëndë në përpjekje për të udhëtuar drejt MB-së me anije të vogla ose kamionë, duke përfshirë edhe fëmijët.

Rreziqet e të udhëtuarit drejt MB-së me anije të vogla përfshijnë:

  • situata në det ndryshon shpejt, anija mund të përmbyset apo të zhytet
  • ju mund të bini në det dhe të mbyteni, kjo mund të ndodhë brenda disa minutave pasi uji është shumë i ftohtë
  • anija mund të pësojë defekt gjatë udhëtimit, anijet që ofrojnë kontrabandistët shpesh janë të papërshtatshme për udhëtime të gjata
  • anija juaj mund të goditet nga një anije më e madhe, hapësira detare ndërmjet Anglisë dhe Francës është zona me trafikun më të madh detar në botë

Rreziqet e të udhëtuarit drejt MB-së duke u fshehur në kamion përfshijnë:

  • mund të shtypeni teksa mundoheni të ngjiteni në një mjet në lëvizje
  • rrezikoni të vdisni të ngrirë brenda një mjeti frigoriferik
  • mund t’ju zihet fryma lehtësisht nga mungesa e ajrit në një kontejner ose kamion mallrash të mbyllur
  • mund të lëndoheni nga sende që mund të bien sipër jush
  • mund të rrëzoheni në rrugë ose poshtë kamionit

Rreziqet e kontrabandistëve të qenieve njerëzore

Personat që organizojnë udhëtimin tuaj shpeshherë janë pjesë e grupeve të krimit të organizuar dhe mund t’ju detyrojnë të përfshiheni në situata të rrezikshme për të shlyer borxhin që keni ndaj tyre.

Pavarësisht atyre që kontrabandistët mund t’ju thonë, nëse mbërrini në MB në mënyrë të jashtëligjshme, ju nuk do të lejoheni që të punoni apo të fitoni para. Ju mund të përfundoni duke fjetur rrugëve, madje edhe duke lypur dhe duke ua dorëzuar paratë kontrabandistëve, ose mund të detyroheni të ktheheni në skllevër.

Mund të punësoheni nga punëdhënës me precedentë penalë, të cilët paguajnë paga të ulëta ose nuk paguajnë aspak dhe ju kërkojnë të punoni në kushte të rrezikshme. Ata mund t’ju kërkojnë shumë para për udhëtimin dhe akomodimin e papërshtatshëm.

Mbështetja te kontrabandistët mund të nënkuptojë që ju:

  • do u keni më shumë para borxh kriminelëve, duke ju lënë në një situatë të dobët financiarisht dhe të shfrytëzuar nga metodat që përdorin bandat kriminale për të marrë të ardhurat tuaja.
  • nuk do të munde të dërgoni para në shtëpi për familjen tuaj
  • do të bëheni pjesë e një rrjeti të rrezikshëm kriminal, duke vënë në rrezik veten dhe familjen tuaj.

Çfarë ndodh nëse vini në Mbretërinë e Bashkuar nga një shtet i sigurt

Nëse mbërrini në MB në mënyrë të sigurt, ju mund të mos jeni në gjendje të qëndroni aty. Nëse mbërrini në MB nga një shtet i sigurt dhe bëni kërkesë për azil, kërkesa mund të mos merret në konsideratë.

Procesi i azilit në MB nuk ofron më shumë avantazhe sesa proceset e azilit të çdo shteti tjetër evropian dhe ju duhet gjithmonë të kërkoni azil në shtetin e parë të sigurt që mbërrini.

Nëse ia dilni të vini në MB, realiteti mund të jetë i ndryshëm nga ai që prisni, për shembull:

  • Azilkërkuesit lejohen të punojnë në MB vetëm nëse nuk është marrë një vendim mbi kërkesën e tyre për më shumë se 12 muaj. Kjo mund të jetë për arsye që nuk varen prej tyre. Nëse ju jeni në gjendje të punoni, mund të kryeni vetëm punët e afishuara në Lista e profesioneve me mungesë stafi.
  • Të punosh në MB pa pasur të drejtën për të punuar përbën vepër penale. Emigrantët që punojnë në mënyrë të jashtëligjshme mund të burgosen deri në 6 muaj. Pagat nga puna e jashtëligjshme mund të sekuestrohen si të ardhura nga veprimtari kriminale, nëse dikush ka informacione ose shkaqe të arsyeshme për të besuar se një person është duke punuar në mënyrë të jashtëligjshme.
  • Nëse zbulohet se një punëdhënës ka punësuar dikë në mënyrë të jashtëligjshme, punëdhënësi mund të gjobitet ose mund të ndiqet penalisht.
  • Vetëm personat me statusin e emigrantit të ligjshëm mund të marrin me qira një akomodim privat. Dhënia me dijeni e një prone me qira, për një emigrant të jashtëligjshëm, nga pronarët ose agjentët përbën vepër penale.
  • Emigrantët e jashtëligjshëm në MB nuk kanë akses në fondet publike. Gjithashtu, personat që nuk e kanë statusin e emigrantit të ligjshëm mund të tarifohen nëse kanë nevojë për trajtim spitalor ose për kujdes shëndetësor dytësor gjatë kohës që janë në MB. Pagesat e pashlyera të trajtimeve mjekësore mund të rezultojnë gjithashtu në refuzimin e kërkesave të tjera për emigrim.
  • Shërbime të tjera, të tilla si llogaritë bankare dhe lejet e drejtimit janë gjithashtu të kufizuara nëse ndodheni në MB në mënyrë të jashtëligjshme.

Projektligji “Për emigracionin e jashtëligjshëm”

Qeveria po ndryshon ligjin në mënyrë që personat që mbërrijnë në MB në mënyrë të jashtëligjshme të mos jenë në gjendje të qëndrojnë në MB dhe do të jenë subjekt i ndalimit dhe dëbimit të menjëhershëm, në vendin e tyre të origjinës ose në një vend të tretë të sigurt.

Projektligji i ri “Për emigracionin e jashtëligjshëm” do të përshpejtojë procesin e dëbimit të personave që nuk kanë të drejtë qëndrimi në MB dhe të luftës kundër personave që abuzojnë me mbrojtjet kundër skllavërisë moderne.

Zhvendosja në Ruandë

Nga data 1 janar 2022, ju do të merreni në konsideratë për t’u zhvendosur në Ruandë nëse udhëtoni në mënyrë të jashtëligjshme drejt MB-së dhe keni udhëtuar përmes një shteti të sigurt ose keni një lidhje me këtë të fundit.

Personave të zhvendosur në Ruandë do t’u përpunohet kërkesa për azil atje. Ruanda do të mbajë përgjegjësi të plotë për ta.

Personat të cilëve u refuzohen kërkesat për mbrojtje, do t’u ofrohet mundësia për të qëndruar në Ruandë ose për t’u kthyer në vendin e origjinës, ata nuk do të kthehen në MB pasi Ruanda të ketë vendosur mbi kërkesën e tyre.

Nuk ka një limit për numrin e personave që mund të zhvendosen në Ruandë.

Sanksionet dhe dënimet me burg

Mbretëria e Bashkuar ka forcuar sanksionet dhe ka parashikuar vepra të reja penale për personat që hyjnë në territorin e saj në mënyrë të jashtëligjshme. Konsiderohet vepër penale hyrja me vetëdije në MB pa një leje të vlefshme hyrjeje, kur kërkohet një leje e tillë. Mund të dënoheni me deri në 4 vite burg dhe të zhvendoseni në një shtet të sigurt nëse mbërrini në mënyrë të jashtëligjshme.

Nëse kapeni duke ndihmuar kontrabandistët e qenieve njerëzore, për shembull duke vozitur anijen ose duke ndihmuar njerëz të tjerë që të paguajnë kontrabandistët, atëherë qeveria e MB-së mund të nisë procedim penal ndaj jush. Ju mund të përfundoni në burg para se të largoheni në një shtet të sigurt.

Qeveria e MB-së ka vendosur sanksione më të rënda për kontrabandistët e qenieve njerëzore me dënim maksimal burgimin e përjetshëm. Raportoni në mënyrë të sigurt dhe anonime krimet lidhur me emigracionit, duke përfshirë kontrabandistët e qenieve njerëzore.

Si bashkëpunon qeveria e Mbretërisë së Bashkuar me qeveritë e shteteve evropiane për të ndaluar udhëtimet e jashtëligjshme drejt Mbretërisë së Bashkuar

Mbretëria e Bashkuar është po punon ngushtësisht me qeverinë franceze dhe belge për të bërë gjithçka që është e mundur për të ndaluar emigrantët e jashtëligjshëm përpara se ata të arrijnë në territorin e MB-së. Në vitin 2022, autoritetet franceze dhe britanike parandaluan më shumë se 33 000 tentativa për të udhëtuar në mënyrë të jashtëligjshme drejt Mbretërisë së Bashkuar, pra rreth 4-% më shumë se sa në vitin 2021.

Disa nga mënyrat me të cilat qeveritë po përpiqen të ndalojnë të udhëtuarit e jashtëligjshme drejt MB-së përshkruhen më poshtë.

  • Janë bërë përparime në bashkëpunimin lidhur me mbikëqyrjen dhe inteligjencën e shtuar, për të përshkallëzuar përpjekjet për të frenuar dhe ndaluar kalimet.
  • Qeveria dhe policia e Mbretërisë së Bashkuar dhe organizatat ndërkombëtare janë duke arrestuar dhe ndjekur penalisht personat e përfshirë në kalimet me anije të vogla.
  • Që prej themelimit të Njësisë së Përbashkët të Inteligjencës MB-Francë në korrik të vitit 2020, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë shkatërruar 76 grupe të krimit të organizuar dhe kanë kryer rreth 500 arrestime.
  • Që nga fillimi i vitit 2022, hetimet e qeverisë së MB-së kanë rezultuar në më shumë se 179 dënime të lidhura krimet e emigracionit, duke rezultuar në një total prej 170 vitesh dënim me burgim.
  • Që nga viti 2020, ka pasur 779 dënime për krimet e lidhura me emigracionin, duke rezultuar në një total të kombinuar prej 900 vitesh në burg.
  • Që nga viti 2020, hetimet e qeverisë së MB-së kanë rezultuar në 340 dënime lidhur me rastet e kontrabandimit të qenieve njerëzore. Kjo përfshin rreth 130 dënime të lidhura me përdorimin e anijeve të vogla dhe 210 dënime për ndihmën ndaj emigrantëve përmes automjeteve.
  • Oficerët kufitarë të MB-së dhe Francës kontrollojnë kamionët në të gjitha pikat e kontrollit kufitar të BE-së përpara se ato të arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar. Ata përdorin qen, monitorë dhe skanerë që mund të pikasin njerëz që frymojnë brenda kamionëve.
  • Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Belgjika kanë teknologji të përbashkëta, të tilla si dronet, për të pikasur njerëzit që përpiqen të hyjnë në MB.
  • Në një marrëveshje të re ndërmjet MB-së dhe Francës, ne kemi shtuar numrin e oficerëve që patrullojnë në plazhet e Francës veriore me 40%, duke rritur zbulimin e hershëm dhe frenimin e të udhëtuarit të jashtëligjshëm drejt MB-së.
  • Ligje të reja në kuadër të Aktit për Shtetësinë dhe Kufijtë kanë rezultuar në dënimin e mbi 184 personave, të cilët janë dënuar me 115 vite pas ndjekjeve penale.

Për më tepër, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar dhe Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama, kanë rënë dakord së fundmi për të përforcuar bashkëpunimin në tre fusha me interes të përbashkët, ku fokusi kryesor është lufta kundër krimit të organizuar dhe emigracionit të jashtëligjshëm.

Mënyrat e sigurta dhe të ligjshme të hyrjes në Mbretërinë e Bashkuar

Ka disa mënyra të sigurta dhe të ligjshme për të hyrë në MB. Kontrabandistët e qenieve njerëzore nuk mund të garantojnë sigurinë tuaj ose që do ju lejohet qëndrimi në MB. Zbuloni më shumë alternativa më të sigurta më poshtë.

Gjithmonë duhet të kërkoni azil në shtetin e parë të sigurt ku mbërrini. Duhet të kontaktoni autoritetet e shtetit në të cilin ndodheni për të marrë informacion për këtë.

Rrugët e sigurta dhe të ligjshme të hyrjes në MB janë:

Aplikimi për vizë nga MB

Mund të aplikoni për vizë nëse dëshironi të vini në MB për të studiuar, punuar, ose për t’u bashkuar me familjen.

Ka disa viza të ndryshme për të cilat mund të aplikoni në varësi të rrethanave tuaja.

Skema e zhvendosjes e MB-së dhe skema e mandatuar e zhvendosjes

Sipas skemës së MB-së lidhur me zhvendosjen, MB-ja do të vazhdojë të ofrojë një rrugë të sigurt dhe të ligjshme për refugjatët e cenueshëm që kanë nevojë për mbrojtje. Skema e mandatuar e zhvendosjes është një skemë më e vogël globale që zhvendos refugjatët të cilët kanë një anëtar të afërt të familjes në MB, i cili është i gatshëm t’i strehojë.

Ju nuk mund të aplikoni pranë qeverisë së MB-së për zhvendosje në MB. Duhet të jeni vlerësuar për zhvendosje nga UNHCR (Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët).

Vizitoni faqen e internetit të UNHCR-së për informacion mbi refugjatët, azilkërkuesit dhe personat pa shtetësi.

Bashkimi familjar për refugjatët

Krahas skemave tona për zhvendosjen e refugjatëve, MB-ja ka dhënë mbi 29 000 viza për bashkim familjar për refugjatët në 5 vitet e fundit.

Nëse jeni ndarë nga partneri ose prindi juaj kur u detyruat të largoheshit nga vendi juaj, mund të aplikoni për t’u bashkuar me ta në MB.

Politika e zhvendosjes dhe e ndihmës lidhur me Afganistanin

Politika e zhvendosjes dhe e ndihmës lidhur me Afganistanin ndihmon njerëzit të cilët kanë qenë të punësuar më parë nga qeveria e MB-së (staf i punësuar lokalisht) në Afganistan.

Çdo anëtar stafi që është aktualisht i punësuar ose ka qenë i punësuar lokalisht, i cili vlerësohet se është nën rrezik serioz për jetën, i ofrohet zhvendosje me prioritet drejt MB-së pavarësisht nga statusi i tyre i punësimit, kategoria ose roli, apo koha që ka shërbyer.

Skema e zhvendosjes për qytetarët afganë

Skema e zhvendosjes për qytetarët afganë nisi në datën 6 janar, duke u ofruar më shumë se 20 000 grave, fëmijëve dhe personave të tjerë në rrezik një rrugë të sigurt dhe të ligjshme për t’u zhvendosur në MB.

Skema u jep përparësi:

  • anëtarëve të shoqërisë civile afgane që kanë mbështetur MB-në dhe përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar në Afganistan
  • personave të cenueshëm, duke përfshirë gratë, vajzat dhe anëtarët e grupeve minoritare në rrezik

Ju nuk mund të aplikoni drejtpërdrejtë për skemën. Ajo menaxhohet me anë të një procesi referimi. Informacion i mëtejshëm disponohet te Skema e zhvendosjes për qytetarët afganë.

Zhvendosja në MB nëse jeni nga Ukraina

MB ka prezantuar një nga skemat më të shpejta dhe më të mëdha të vizave në historinë e saj për të mbështetur njerëzit që po largohen nga konflikti në Ukrainë. Duhet të aplikoni në internet për leje për të hyrë në MB para se të udhëtoni

Nëse jeni shtetas ukrainas dhe keni një familje të vendosur në MB, mund të aplikoni për Vizë sipas skemës për familjet ukrainase pa pagesë.

Nëse jeni shtetas ukrainas dhe nuk keni një familje të vendosur në MB, aplikoni për vizë sipas skemës së sponsorizimit për Ukrainën (e njohur gjithashtu si “Strehim për Ukrainën”) pa pagesë.

Updates to this page

Publikuar 17 June 2022
Përditësuar së fundi 27 November 2023 + show all updates
  1. Added information about the Illegal Migration Bill and more details on how the UK is working with European governments to stop illegal journeys.

  2. Updated section under 'How UK and European governments are working together to stop illegal journeys to the UK' as statistics were outdated and added Albanian translation.

  3. Added translation

Sign up for emails or print this page