Gjeni një qendër të largimit të imigracionit
Ju mund të vizitoni dikë në një qendër largimi për imigrantët ose në një qendër të ndalimit afatshkurtër.
Pamje e përgjithshme
Ju mund të vizitoni dikë në një qendër largimi për imigrantët ose në një qendër të ndalimit afatshkurtër.
Kontrolloni tek qendra:
- se cili është orari i vizitave
- në rast se keni nevojë të rezervoni një takim
- çfarë mjeti identifikimi ju nevojitet
- cilat sende ju lejohen të merrni me vete - juve mund t’ju kontrollojnë kur të mbërrini
Ju mund të kontaktoni dikë në një qendër largimi me telefon, email ose me telefonatë me video. Kontaktoni qendrën e largimit të imigracionit për të kontrolluar.
Brook House, Gatwick
Brook House immigration removal centre
Perimeter Road South
London Gatwick Airport
Gatwick
RH6 0PQ
Kontaktoni Brook House
Email: gatwickirc.visitsbooking@serco.com (për organizimin e vizitave)
Email: practiceplusgrp.brookhouse@nhs.net (për të kërkuar të dhëna mjekësore)
Telefon: 01293 566 500 (për organizimin e vizitave)
Faks: 01293 566 580 ose 01293 566 581
Zbuloni se cilat janë tarifat për thirrjet telefonike
Vizitoni Brook House
Brook House është e hapur 7 ditë në javë, duke përfshirë festat zyrtare. Ju duhet ta bëni rezervimin të paktën një ditë më parë, ndërmjet orës 08:00 dhe 21:00.
Orari i vizitave është:
- Nga e Hëna deri të Enjten, nga ora 14:00 deri në 21:00
- E Premte, nga ora 14:30 deri në 21:00
- E Shtunë dhe e Diel, nga ora 14:00 deri në 21:00
Qendra është e mbyllur çdo ditë ndërmjet orës 17:30 dhe 18:30. Pranimi i fundit bëhet në orën 16:15 dhe në orën 18:30
Çfarë duhet të sillni me vete
Kur vini për vizitë, duhet të merrni me vete një dokument identifikimi dhe një dokument që vërteton adresën tuaj.
Provë për Dokumentin e Identifikimit
Këtu përfshihen një nga nga këto:
- leje për drejtimin e automjetit
- pasaportë
- certifikata e lindjes
- Letërnjoftim
- dokumente udhëtimi
Provë për adresën
Këtu përfshihen një nga nga këto:
- fatura e shërbimeve
- deklaratë bankare
- letër e kohëve të fundit me emër dhe adresë
Nuk mund të përdorni një leje për drejtimin e automjetit si provë për adresën.
Si të shkoni në Brook House
Ekziston një shërbim autobusi pa pagesë nga Atlantic House në Brook House me një ndalesë në Tinsley House. Stacioni ku të hipni është para Atlantic House, sapo del nga Terminalit Gatwick South. Ju mund të pyesni për orarin e autobusit ose si të organizoni udhëtimin kur rezervoni vizitën tuaj.
Ka një parking pa pagesë në vend. Në rast se përdorni një navigator satelitor, përdorni emrin e rrugës Perimeter Road South, jo kodin postar.
Colnbrook, Middlesex
Email: HARVisits@mitie.com (për organizimin e vizitave ligjore -vetëm për profesionistët ligjorë)
Email: HIRCDomesticVisits@mitie.com (për organizimin e vizitave sociale)
Email: practiceplusgrp.healthcareheathrowirc@nhs.net (për të kërkuar të dhëna mjekësore)
Telefon: 020 8607 5200
Qendra e largimit e imigracionit Colnbrook
Colnbrook Bypass
Harmondsworth
West Drayton
Middlesex
UB7 0FX
Orari i vizitave është çdo ditë nga ora 14:00 deri në orën 21:00. Pranimi i fundit është në orën 20:30.
Ju duhet ta rezervoni paraprakisht vizitën tuaj.
Ju duhet të sillni me vete sa më poshtë:
- Mjet identifikimi me foto (pasaportë ose leje drejtimi)
- faturën e shërbimeve ku tregohet emri dhe adresa juaj
Zbuloni se si të shkoni në qendër me tren ose autobus
Derwentside, Qarku i Durham
Email: Derwentside.visits@serco.com (për vizita të përgjithshme)
Email: DerwentsideIRC@practiceplusgroup.com (për kujdesin shëndetësor)
Telefon: 01207 260221
Qendra e largimit e imigracionit Derwentside
Corbridge Road
Consett
Co Durham
DH8 6QY
Orari i vizitave është çdo ditë nga ora 09:00 deri në mesditë dhe nga ora 13:00 deri në orën 21:00.
Ju duhet ta rezervoni paraprakisht vizitën tuaj.
Ju duhet të sillni me vete 1 mjet identifikimi me foto (pasaportë, leje drejtimi, kartë identiteti të Komunitetit Evropian), ose 2 nga sa më poshtë:
- certifikatën e lindjes ose certifikatën e martesës
- abonenë me foto të trenit ose autobusit
- mjet identifikimi nga punëdhënësi ose kartën e studentit
- kartën e ‘dëshmisë së moshës’ për të rinjtë
- kartën e anëtarësimit në sindikatë
- leje udhëtimi për të moshuarit që është lëshuar nga një autoritet vendor
- librezën e ndihmave që tregon se merrni pagesa sociale
- kartën e regjistrimit të aplikimit tek Zyra e Brendshme
Ka një autobus pa pagesë dhe shërbim taksi nga stacioni i autobusëve ose stacioni i trenit të Durham për në Derwentside. Kërkoni më shumë informacion kur rezervoni vizitën tuaj.
Dungavel House, South Lanarkshire
Email: dungavel.visits@mitiecc.com (për organizimin e të gjitha vizitave - përfshirë vizitat ligjore)
Email: dungavelhc@lanarkshire.scot.nhs.uk (për të kërkuar të dhënat mjekësore)
Telefon: 01698 395 000
Qendra e Largimit e Imigracionit Dungavel House
Strathaven
South Lanarkshire
ML10 6RF
Orari i vizitave është çdo ditë nga ora 09:00 deri në mesditë dhe nga ora 13:00 deri në orën 21:00.
Orari i vizitave sociale është:
- Nga ora 13:00 deri në orën 21:00, nga dita e Hënë deri të Premten
- Nga ora 09:00 deri në mesditë dhe nga ora 13:00 deri në orën 21:00, të Shtunën dhe të Dielën
Ju duhet ta rezervoni paraprakisht vizitën tuaj.
Ju duhet të sillni me vete 1 mjet identifikimi me foto (pasaportë, leje drejtimi, kartë identiteti të Komunitetit Evropian), ose 2 nga sa më poshtë:
- certifikatën e lindjes ose certifikatën e martesës
- abonenë me foto të trenit ose autobusit
- mjet identifikimi nga punëdhënësi ose kartën e studentit
- kartën e dëshmisë së moshës për të rinjtë
- kartën e anëtarësimit në sindikatë
- leje udhëtimi për të moshuarit që është lëshuar nga një autoritet vendor
- librezën e ndihmave që tregon se merrni pagesa sociale
- kartën e regjistrimit të aplikimit tek Zyra e Brendshme
Ka një shërbim taksi pa pagesë nga stacioni më i afërt i autobusit ose trenit për në Dungavel House. Kërkoni më shumë informacion kur rezervoni vizitën tuaj.
Harmondsworth, Middlesex
Email: HARVisits@mitie.com (për të organizuar vizita ligjore - vetëm për profesionistët përfaqësues ligjorë)
Email: HIRCDomesticVisits@mitie.com (për të organizuar një vizitë sociale)
Email: practiceplusgrp.healthcareheathrowirc@nhs.net (për të kërkuar të dhëna mjekësore)
Telefon: 020 8607 5200
Qendra e largimit e imigracionit Harmondsworth
Colnbrook-by-pass
Harmondsworth
West Drayton
Middlesex
UB7 0HB
Orari i vizitave është çdo ditë nga ora 14:00 deri në 21:00. Pranimi i fundit është në orën 8.30 në darkë.
Ju duhet ta rezervoni vizitën tuaj paraprakisht.
Ju duhet të sillni sa më poshtë:
- dokument ID me foto (pasaportë ose leje drejtimi)
- fatura e shërbimeve që tregon emrin dhe adresën tuaj
Gjeni se si të shkoni në qendër me tren ose me autobus
Qendra e Ndalimit Afatshkurtër Larne House, Antrim
Telefon: 028 9433 4346
Qendra e Ndalimit Afatshkurtër Larne House
2 Hope Street
Larne
Antrim
BT40 1UR
Orari i vizitave është çdo ditë nga ora 14:00 deri në orën 21:00 – duhet të rezervoni paraprakisht.
Ju duhet të sillni me vete sa më poshtë:
- mjet identifikimi me foto (pasaportë ose leje drejtimi)
- faturën e shërbimeve ku tregohet emri dhe adresa juaj
Qendra e Ndalimit Afatshkurtër Manchester
Telefon: 0161 509 2015
Qendra e Ndalimit Afatshkurtër Manchester
Building 302
Argosy Drive
World Freight Terminal
Manchester Airport
M90 5PZ
Orari i vizitave është çdo ditë nga ora 14:00 deri në orën 19:00. Ju duhet të rezervoni paraprakisht.
Ju duhet të sillni me vete sa vijon:
- mjet identifikimi me foto (pasaportë ose leje drejtimi)
- faturën e shërbimeve ku tregohet emri dhe adresa juaj
Ndiqni shenjat për tek World Freight Terminal (Terminali Botëror i Mallrave). Ndërtesa 302 është në anën e djathtë të rrugës.
Qendra e Ndalimit Afatshkurtër Swinderby
Telefon: 01522 302665
Qendra e Ndalimit Afatshkurtër Swinderby
Park Crescent
Eagle Road
Swinderby
Lincoln
LN6 9HU
Orari i Vizitave është çdo ditë nga ora 14:00 deri në 21:00 nga dita e Hënë deri të Premten. Ju duhet të rezervoni paraprakisht.
Ju duhet të sillni me vete sa më poshtë:
- mjet identifikimi me foto (pasaportë ose leje drejtimi)
- faturë të shërbimeve ku tregohet emri dhe adresa juaj
Stacioni më i afërt i trenit është stacioni Swinderby.
Ekziston edhe Newark Northgate (9 milje larg) ose Lincoln (12 milje larg).
Tinsley House, Gatwick
Qendra e Largimit të imigracionit Tinsley House
Perimeter Road South
Gatwick Airport
Gatwick
West Sussex
RH6 0PQ
Strehimi para nisjes Gatwick (pjesa e Tinsley House)
Perimeter Road South
Gatwick Airport
Gatwick
West Sussex
RH6 0PQ
Kontaktoni Tinsley House
Email: gatwickirc.visitsbooking@serco.com (për të organizuar vizitat)
Email: practiceplusgrp.brookhouse@nhs.net (për të kërkuar të dhëna mjekësore)
Telefon: 01293 434 800
Zbuloni informacionin rreth tarifave të telefonatave
Vizitoni Tinsley House
Tinsley House është e hapur 7 ditë në javë, duke përfshirë festat zyrtare. Ju duhet të rezervoni të paktën një ditë më parë, ndërmjet orës 08:00 dhe 21:00.
Orari i vizitave është nga ora 14:00 deri në 21:00.
Qendra është e mbyllur çdo ditë ndërmjet orës 17:30 dhe 18:30. Pranimi i fundit bëhet në orën 16:15 dhe në orën 18:30
Çfarë duhet të sillni me vete
Kur vini për vizitë, duhet të merrni me vete një dokument identifikimi dhe një dokument që vërteton adresën tuaj.
Provë për Dokumentin e Identifikimit
Këtu përfshihen një nga nga këto:
- leje për drejtimin e automjetit
- pasaportë
- certifikata e lindjes
- Letërnjoftim
- dokumente udhëtimi
Provë për adresën
Këtu përfshihen një nga nga këto:
- fatura e shërbimeve
- deklaratë bankare
- letër e kohëve të fundit me emër dhe adresë
Nuk mund të përdorni një leje për drejtimin e automjetit si provë për adresën.
Si të shkoni në Tinsley House
Ekziston një shërbim autobusi pa pagesë nga Atlantic House në Tinsley House me një ndalesë në Brook House. Stacioni ku të hipni është para Atlantic House, sapo del nga Terminalit Gatwick South. Ju mund të pyesni për orarin e autobusit ose si të organizoni udhëtimin kur rezervoni vizitën tuaj.
Ka një parking pa pagesë në vend. Në rast se përdorni një navigator satelitor, përdorni emrin e rrugës Perimeter Road South, jo kodin postar.
Yarl’s Wood, Bedfordshire
Email: yarls-wood-visitors-centre@serco.com (për caktimin e vizitave)
Email: yarlswoodirc.healthcare@nhs.net (për të kërkuar të dhëna mjekësore)
Telefon: 01234 821 000
Qendra e largimit e emigracionit në Yarl’s Wood
Twinwoods Business Park
Thurleigh Road
Milton Ernest
Bedford
MK44 2FQ
Orari i vizitave është çdo ditë nga ora 14:00 deri në orën 17:00 dhe nga ora 18:00 deri në orën 21:00.
Ju duhet të rezervoni të paktën një ditë më parë.
Ju duhet të sillni me vete sa më poshtë:
- mjet identifikimi me foto (pasaportë ose leje drejtimi)
- faturën e shërbimeve ku tregohet emri dhe adresa juaj
Ka një shërbim autobusi ndërmjet stacionit Bedford dhe Yarl’s Wood.